Lidhje

Përzgjedhja e një afrikano-amerikaneje për nënpresidente nga kandidati demokrat Joe Biden


Protestat e lëvizjes "Black Lives Matter" që kanë shpërthyer në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së një afrikano-amerikani pasi ishte ndaluar nga policia, kanë rritur presionin ndaj Joe Biden-it, kandidatit për president të Demokratëve, për të zgjedhur një kandidat për nënpresident nga radhët e komunitetit afrikano-amerikan. Ndërsa zoti Biden tashmë ka premtuar të emërojë një grua si të nominuarën e tij për nënpresidente, korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton se peizazhi politik që po ndryshon ka krijuar perspektiva për disa udhëheqëse femra afrikano-amerikane që nuk ishin konsideruar ndër pretendentet kryesore.

Biden dhe përzgjedhja e një kandidateje për nënpresidente
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Protestat mbarëkombëtare për padrejtësitë raciale që disa besojnë se u ushqyen prej thirrjes së ushtrisë nga Presidenti Donald Trump për të shuar trazirat civile, kanë nxitur thirrjet për Joe Biden-in për të zgjedhur një grua afrikano-amerikane si kandidate për nënpresidente.

Ai duhet tu ofrojë diçka votuesve afrikano-amerikanë. Dhe nuk mund të thotë thjesht se Donald Trump është një person i tmerrshëm. Duhet të jetë diçka më thelbësore se kaq”, thotë Niambi Carter, Profesore e Shkencave Politike, në Universitetin Howard.

I nominuari për president i demokratëve është zotuar të zgjedhë për nënpresidente një grua me kualifikime të larta.

Nevoja në rritje për të trajtuar tensionet racore dhe për të aktivizuar mbështetësit afrikano-amerikanë ka përqendruar vëmendjen te Senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris. Një vajzë emigrantësh indianë dhe xhamajkanë që humbi përballë Biden-in në zgjedhjet paraprake, zonja Harris është bërë një pretendente kryesore.

Ndërkohë, perspektivat për senatoren e Minesotës, Amy Klobuchar, një tjetër rivale për nominimin presidencial, duket se janë zbehur prej kritikave se kur ishte prokurore në Minesota, ajo nuk ndoqi me forcë rastet e dhunës së tepruar nga policia.

Kryebashkiakja e Atlantës, në shtetin Xhorxhia, Keisha Lance Bottoms, e cila u konsiderua fillimisht me shanse jo të mira, ka fituar tashmë përparësi në nivel kombëtar pasi ajo mbajti një fjalim të zjarrtë për trazirat në qytetin e saj dhe largoi oficerët e policisë që u akuzuan për përdorim të tepërt të forcës gjatë një proteste.

"Ne e kuptojmë që oficerët tanë po punojnë me orë të zgjatura nën një stres të jashtëzakonshëm, por gjithashtu e kuptojmë se përdorimi i forcës së tepërt nuk është kurrë i pranueshëm", tha ajo.

Po përmendet më shumë edhe Ligjvënësja e shtetit Florida, Val Demings, e cili ishte ndër drejtuesit e procedurave të hetimit të Presidentit Trump. Por ajo gjithashtu është kritikuar për rolin e saj në të kaluarën si shefe policie në Orlando.

Ish-ligjvënësja e shtetit Xhorxhia, Stacey Abrams, e cili humbi në një garë të ngushtë për guvernatore në një shtet të fortë republikan, si dhe ish-këshilltarja e Sigurisë Kombëtare Susan Rice janë gjithashtu një mundësi.

Disa e kritikojnë zonjën Abrams, për mungesën e përvojës së saj në një post të zgjedhur në nivel kombëtar, si guvernatore ose senatore.

"Do të doja ta kundërshtoja këtë, sepse kur përcaktojmë kualifikimet në një mënyrë të caktuar, kjo ka tendencën të rrisë pabarazitë që shohim", thotë Akunna Cook, analiste politike me organizatën "Third Way".

Ndërsa disa demokrate nga popullsia e bardhë si Senatorja e shtetit Masaçusets, Elizabeth Warren, dhe Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, mund të kenë më shumë eksperiencë, thonë analistët, ringjallja e lëvizjes Black Lives Matter mund ta shndërrojnë zgjedhjen e një kandidateje afrikano-amerikane në një detyrim politik dhe moral.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG