Lidhje

Tërmete dhe vullkane trondisin vendet e Paqësorit


Një sërë tërmetesh dhe shpërthimesh vullkanike tronditën të martën disa vende të Paqësorit.

Instituti Gjeologjik amerikan njoftoi se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.2 goditi rreth 280 kilometra në juglindje të ishullit Kodiak të Alaskës. Si pasojë, zyrtarët e emergjencës lëshuan fillimisht një paralajmërim për cunami për pjesët më mëdha të Alaskës bregdetare dhe provincën British Columbia të Kanadasë si dhe vendosën gjithë bregun perëndimor të SHBA përfshirë Havain nën vëzhgim për rrezik nga cunami. Banorëve që rrezikoheshin drejtpërdrejt iu bë thirrje të evakuoheshin në zona më në brendësi.

Por më vonë paralajmërimi u anulua.

Disa orë më parë, më shumë se 5 mijë kilometra larg, një ushtar japonez u vra dhe disa të tjerë u plagosën si rezultat i një shpërthimi vullkanik pranë një vendpushimi malor skish.

Në Filipine, autoritetet kanë ngritur nivelin e alarmit pas disa ditë aktiviteti gjithnjë e më intensiv të vullkanin të saj më aktiv.

Japonia, Filipinet dhe Indonezia janë të vendosura përgjatë të ashtuquajturës "unazë e zjarrit", ku ka një prirje për tërmete dhe aktivitet vullkanik.

XS
SM
MD
LG