Prokurorët ngritën sot ndaj personit që dyshohet se hapi zjarr në një kinema në Kolorado, një sërë akuzash për vrasje të shkallës së parë dhe vrasje në tentativë gjatë sulmit me armë zjarri, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën 58 të tjerë.
Akuzat ndaj James Holmes u ngritën sot në shtetin Kolorado. Prokurorët thanë se mund të kërkohet dënim me vdekje për këtë çështje.
Autoritetet thonë se Holmes shkaktoi një masakër me armë zjarri në qytetin Aurora. Sulmi i 20 korrikut ndodhi gjatë shfaqes në mesnatë të filmit të ri me personazhin Batman “The Dark Night Rises”. Policia tha se Holmes hodhi një bombë me gaz lotsjellës në teatër përpara se të hapte zjarr ndaj shikuesve.