Në Kosovë, agjencia kundër korrupsionit tha se ka bërë mbi 120 kallëzime penale gjatë vitit të kaluar për përfshirje ne korrupsion të zyrtarëve të shtetit. Por, ajo u shpreh e pakënaqur me shkallën e ndjekjes së rasteve të tilla nga organet e drejtësisë. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se korrupsioni në Kosovë nuk luftohet në nivelin e lartë e zyrtarëve.