Lidhje

Pakistan: Përkrahësit e vrasësit të guvernatorit e vështirësojnë procesin e drejtësisë


Pakistan: Përkrahësit e vrasësit të guvernatorit e vështirësojnë procesin e drejtësisë
Pakistan: Përkrahësit e vrasësit të guvernatorit e vështirësojnë procesin e drejtësisë

Përkrahësit e personit që akuzohet për vrasjen e guvernatorit të provincës së Punxhabit në Pakistan i vështirësuan sot përpjekjet e autoriteteve për ta sjellë të pandehurin para një gjykatësi.

Për të dytën ditë me radhë, simpatizantët treguan përkrahjen e tyre për Mumtaz Kadrin duke hedhur parulla dhe petale trëndafilash kur policia e solli atë në Gjykatën Kundër Terrorizmit në Ravalpindi.

Autoritetet ishin përpjekur ta sillnin Kadrin në gjykatë nga Islamabadi sot në mëngjes, por simpatizantët e tij e bënë të pamundur transferimin. Edhe gjykatësi refuzoi të udhëtonte për në Islamabad për seancën e Kadrit.

Gjykata i dha policisë të drejtën e kufizimit të lirisë së Kadrit për pesë ditë ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Ai është planifikuar të dalë përsëri në gjykatë me 10 janar.

Kadri pranoi se ka vrarë guvernatorin e Punxhabit Salman Tasir të martën për shkak të kundërshtimit të guvernatorit ndaj ligjit pakistanez kundër blasfemive. Kadri ishte pjesëtar i truprojeve të zotit Tasir.

XS
SM
MD
LG