Lidhje

Pakistan, vriten 8 persona të dyshuar si ekstremistë


Zyrtarë të sigurimit në Pakistanin veri-perëndimor thonë se një avion i telekomanduar amerikan goditi një banesë në rajonin e Vaziristanit

Zyrtarë të sigurimit në Pakistanin veri-perëndimor thonë se një avion i telekomanduar amerikan ka qëlluar duke lënë të vrarë 8 persona të dyshuar si ekstremistë.

Autoritetet thonë se dy raketa goditën një banesë në distriktin Shawal në rajonin e Vaziristanit Verior, pranë kufirit me Afganistanin.

Goditjet e avionëve të telekomanduar janë bërë një burim acarimesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Islamabadit.

Pakistani ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të kërkojnë ndjesë për goditjen e nëntorit të kaluar që la të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG