Lidhje

Shpërthim në Pakistan, 14 të vrarë


Zyrtarët thanë se nuk dihet autori i shpërthimit, por incidente të ngjashme janë diçka e zakonshme në rajonet e thella të vendit.

Zyrtarët në Pakistanin veriperëndimor thonë se një shpërthim me bombë anës rrugës ka goditur një furgon, duke shkaktuar 14 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Shpërthimi ka ndodhur në një rajon fisnor në kufi me Afganistanin.

Autoritetet thonë se në shpërthimin e sotëm, i shkaktuar nga një bombë e aktivizuar me telekomandim, u plagosën edhe të paktën 10 pasagjerë. Zyrtarët thanë se nuk dihet autori i shpërthimit, por incidente të ngjashme janë diçka e zakonshme në rajonet e thella të vendit, ku janë aktivë elementë militantë nga Pakistani dhe Afganistani.
XS
SM
MD
LG