Lidhje

Protesta masive anti-qeveritare në Pakistan


Një nga udhëheqësit kryesorë të opozitës në Pakistan i bëri thirrje protestuesve anti-qeveritarë të mos paguajnë më taksa, si dhe faturat e energjisë elektrike dhe ato të gazit, derisa kryeministri Nawaz Sharif të japë dorëheqjen.

Imran Khan u zotua të dielën në një miting se ai dhe kleriku popullor Tahir-ul-Qadri do ta detyrojnë zotin Shairf të largohet nga posti këtë javë. Ata thonë se zgjedhjet e vitit të kaluar që sollën në pushtet partinë e zotit Sharif u karakterizuan nga mashtrime.

Për të dytën ditë të dielën, mijëra demonstrues anti-qeveritarë mbushën rrugët e Islamabadit. Autoritetet i kanë forcuar masat e sigurisë në zonat kryesore të kryeqytetit, për të parandaluar dhunën gjatë protestave.

Ministri i Financave i Pakistanit, Ishaq Dar dhe Ministri i Informacionit Pervaiz Rashid i tha gazetarëve të dielën se qeveria është gati të negociojë me opozitën lidhur me kërkesat për reforma elektorale.

XS
SM
MD
LG