Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Pakistani është duke rihapur rrugët strategjike të furnizimit të NATO-s në Afganistan, pas mbylljes së tyre në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës të SHBA-së nëntorin e kaluar.
Zonja Klinton tha se ajo foli me Ministren e Jashtme të Pakistanit Hina Rabbani Khar me telefon dhe se të dyja pranuan gabimet e bëra në incidentin që la të vrarë 24 ushtarë pakistanezë, përgjatë kufirit afgan. Zonja Klinton tha se ato shprehën keqardhje për humbjet e pësuara nga të dy vendet në luftën kundër terroristëve dhe se Shteteve të Bashkuara "u vjen keq për humbjet e ushtrisë pakistaneze."
Islamabadi kishte dashur të kërkohej falje e plotë pas incidentit, por deri tani, zyrtarët amerikanë ishin shprehur vetëm se ndjenin "keqardhje të thellë" dhe kishin ofruar "ngushëllime të sinqerta."
Sekretarja Klinton tha gjithashtu se homologia e saj e siguroi se Pakistani nuk do të kërkojë pagesë tranziti për kolonat e furnizimit të NATO-s. Mundësia e taksave të tranzitit thuhet se kishte qenë një nga pikat kryesore të fërkimit midis dy vendeve, gjatë muajve të diskutimeve të tyre mbi rihapjen e linjave të furnizimit.