Lidhje

Disa arrestime për të shtënat ndaj vajzës pakistaneze


Policia pakistaneze tha se ka arrestuar disa të dyshuar për të shtënat ndaj vajzës 14-vjeçare, e cila njihet në arenën ndërkombëtare

Policia pakistaneze tha se ka arrestuar disa të dyshuar për të shtënat ndaj vajzës 14-vjeçare, e cila njihet në arenën ndërkombëtare për dokumentimin e mizorive të kryera nga talebanët.

Zyrtarët thanë se arrestimet u kryen në Luginën veriperëndimor Swat, ku Malala Yousafzai u qëllua në kokë dhe në qafë, ditën e martë, pasi kishte dalë nga shkolla.

Rreth arrestimeve nuk u publikuan shumë hollësi të tjera.

Po sot, një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se vajza është në gjendje të "kënaqshme". Gjeneral Majori Asim Saleem Bajwa tha se ditët e ardhshme do të jenë kritike për shërimin e Milala Yousafzait, e cila vazhdon të mbetet pa ndjenja dhe duke përdorur një aparat frymëmarrjeje.

Një zëdhënës i talebanëve në Luginën Swat tha sot se udhëheqësit e grupit vendosën disa muaj më parë që ta vrisnin 14 vjeçaren, dhe se njerëz të armatosur ishin caktuar për të kryer aktin.

XS
SM
MD
LG