Policia pakistaneze thotë se ka arrestuar katër persona në lidhje me rastin e një gruaje shtatzënë që u godit për vdekje nga familja e saj në qytetin lindor Lahore, sepse ishte martuar me një burrë që e kishte zgjedhur vetë.
Policia thotë se 25-vjeçarja Farzana Parveen u godit me tulla jashtë një gjykate në fillim të kësaj jave ndërsa ajo ishte duke pritur t’i tregonte një gjyqtari se u martua me vullnetin e saj të lirë.
Policia tha sot se mes të ndaluarve janë xhaxhai i vajzës dhe dy kushërinj. I ati i saj është gjithashtu i ndaluar, pasi rrëfeu se kishte kryer vrasjen.
Dje, Kryeministri Nawaz Sharif kërkoi veprim të menjëhershëm nga ministri i lartë i rajonit Punjab, kryeqyteti i të cilit është Lahore.
Burri i 25 vjeçares, u kishte thënë gazetarëve se ai iu lut policisë për të ndaluar sulmin, por ata nuk vepruan dhe nuk bënë asgjë ndërsa anëtarët e familjes së gruas së tij, duke përfshirë të atit dhe të vëllezërit, e godisnin. Por shefi i policisë së Lahores Shafiq Ahmedi i tha agjencisë së lajmeve Reuters se forcat e policisë nuk ishin të pranishme gjatë sulmit.