Palestinezët votuan sot në zgjedhjet lokale në mbarë Bregun Perëndimor, për herë të parë në 6 vjet. Ky territor ka mbi gjysëm milioni votues të regjistruar. Hamasi, grupi militant islamik që sundon në Rripin e Gazës, i bojkotoi zgjedhjet. Presidenti palestinez Mahmud Abbas dhe lësizja Fatah shpresojnë të sigurojnë mbështetje në zgjedhjet që zhvillohen në mbi 90 komunitete të Bregut Perëdnimor, në mungesë të kandidatëve të Hamasit.