Lidhje

Pandemia ndërlikon arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Malin e Zi


Mali i Zi - Pandemia vështirëson arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

Periudha e pandemisë me COVID-19 e ka ndërlikuar edukimin dhe aktivitetet e përditshme të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe prindërve të tyre.

Qendra Ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim, “Sirena” në Ulqin, ka bërë përpjekje që mësimi të zhvillohet në formë individuale për t'i mbrojtur nxënësit nga infektimi i mundshëm.

Drejtori i Qendrës Ditore, z. Bilal Alaj vë në dukje përkushtimin ndaj mbrojtjes së fëmijëve nga infektimet e mundshme me COVID-19.

“Puna në këtë institucion zhvillohet në formë individuale. I jemi larguar grumbullimit të fëmijëve në grupe të gjëra dhe falë mirëkuptimit të të punësuarve si dhe të kushteve që janë krijuar për punë, ne i jemi përmbajtur në përpikëri masave mbrojtëse të Trupit Koordinues Kombëtarë”, tha z. Alaj.

Psikologu dhe terapisti i kësaj qendre ditore vlerësojnë se periudha e pandemisë e ndërlidhur me mungesën e socializimit ka ndikuar në mënyrë negative tek gjendja emocionale e fëmijëve.

Psikologja Albiana Tabaku tha se për shkak të pandemisë fëmijët janë të privuar prej shumë aktiviteteve.

“Në aspektin e aktiviteteve grupore, ku qëllimi parësor është socializimi në mes tyre për shkak të situatës janë të privuar nga ky aktivitet dhe normalisht që lë pasoja dhe ndikon në zhvillimin e tyre”, tha psikologja Tabaku.

Ndërkaq, terapistja e të folurit Salije Meqikukiqi vlerëson se pandemia ka ndikuar në të gjitha fushat e veprimtarisë.

“Pandemia ka ndikuar në fushat financiare, ekonomike dhe terapeutike. Kjo e fundit është më e rëndësishme sa u përket fëmijëve me aftësi të kufizuar. Duke marrë parasysh se ne si staf dhe terapeutistët në veçanti jemi përpjekur maksimalisht që të ruajmë energjinë e punës që mos të ndikojë negativisht kjo situatë tek fëmijët me nevoja të veçanta”, tha zonja Meqikukiqi.

Z. Alaj shprehet i shqetësuar për mos mbështetjen buxhetore nga institucionet e pushtetit vendor në kohën e pandemisë.

“Në këtë qendër gjenden 37 fëmijë. Këta janë fëmijë që nuk flasin, nuk ecin, janë fëmijë me autizëm, me lloje të ndryshme të pengesave dhe vështirësive në jetën e tyre. Aq më shumë kanë problem prindërit e tyre, të cilët tërë kohës janë të angazhuar rreth fëmijëve . Në këtë situatë është vështirë tu ofrohet edhe kushtet elementare sidomos me mjetet higjienike”, tha z. Alaj.

Ai vuri në dukje se fëmijët me aftësi të kufizuara janë në rrezik shumë më të lartë nga pandemia dhe reagimi i institucioneve duhet të përfshijë masa të planifikuara për ti trajtuar ata.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG