Lidhje

Papa: Të krishterët të bëhen faktor paqeje në Lindjen e Mesme


Papa Benedikti, në ditën e fundit të vizitës së tij në Liban, u kërkoi të krishterëve në Lindjen e Mesme të bëhen faktor paqeje, për t’i dhënë fund “vdekjeve dhe shkatërrimit” në rajon.

Papa 85-vjeçar foli sot gjatë një meshe të zhvilluar pranë bregdetit mesdhetar të Bejrutit, ku ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe në veçanti vendeve arabe për të gjetur një zgjidhje që t’i japë fund konfliktit në Sirinë fqinje.

Organizatorët lokalë thanë se në meshë ishin të pranishëm rreth 350 mijë pjesëmarrës.
Dje, kreu i Kishës Katolike u takua me zyrtarë libanezë dhe udhëheqës fetarë në pallatin presidencial në Bejrut, ku ai u prit me entuziazëm edhe nga turma njerëzish.

Pas mbërritjes në Liban të premten, Papa u shpreh se kishte shkuar në rajon me misionin e një "pelegrini paqeje".
XS
SM
MD
LG