Lidhje

Papa Benedikti mban mesazhin e Krishtlindjes


Papa Benedikti mban mesazhin e Krishtlindjes
Papa Benedikti mban mesazhin e Krishtlindjes

Papa Benedikti mbajti sot mesazhin tradicional të Krishtlindjes dhe uroi në dhjetra gjuhë, mes të tjerash edhe në shqip.

Duke folur përpara mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit dhe miliona të tjerëve që e ndiqnin në televizion në mbarë botën, Papa u lut për rilindjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe inkurajoi katolikët në Irak dhe në Kinën komuniste t’i rezistojnë përndjekjeve.

Papa foli nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit në një ditë të ftohtë, në kushtet kur masat e sigurisë në Romë janë shtuar pas shpërthimit të pakove-bombë në dy ambasada të kryeqytetit italian.

Në fjalimin e Krishtlindjes të njohur si "Urbi et Orbi" Papa tha se mesazhi i Krishtlindjes për paqe dhe shpresë është gjithmonë i ri, befasues dhe i guximshëm dhe duhet të nxisë çdo njeri në përpjekjet paqësre për drejtësi.

XS
SM
MD
LG