Lidhje

Papa Françesku: Hiqni dorë nga polarizimi, zgjidhni dialogun për të shëruar botën e përçarë


Papa Françesku përpara mbajtjes së mesazhit të Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit (25 dhjetor 2021)

Në mesazhin e tij për Krishtlindjen, Papa Françesku kritikoi polarizimin në rritje në marrëdhëniet personale dhe ndërkombëtare, duke thënë se vetëm dialogu mund të zgjidhë konfliktet në familje apo deri dhe kërcënimet për luftë. Ai e mbajti fjalimin e tij përpara një numri të reduktuar njerëzish, për shkak të masave kundër COVID-it dhe për shkak të motit me reshje.

Papa Françesku: Hiqni dorë nga polarizimi, zgjidhni dialogun për të shëruar botën e përçarë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:12 0:00

Në mesazhin e tij "Urbi et Orbi" (për qytetin dhe botën), ai u bëri thirrje individëve dhe udhëheqësve botërorë të bisedojnë me njëri-tjetrin në vend që të ngurtësojnë pozicionet e tyre, një distancë që ai tha se është përkeqësuar nga pandemia COVID-19.

"Po sprovohet së tepërmi kapaciteti ynë për marrëdhënie shoqërore; ka një tendencë në rritje për t'u tërhequr, për t'i bërë të gjitha vetë, për të mos bërë përpjekje për t'u takuar me të tjerët dhe për t’i bërë gjërat së bashku", tha Papa Françesku nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Papa Françesku, i cili mbushi 85 vjeç javën e kaluar, renditi konfliktet, tensionet dhe krizat nëpër botë. Papa i kërkoi Zotit që "të parandalojë shpërthimet e reja të një konflikti të gjatë" në Ukrainë, e cila ka akuzuar Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave në përgatitje për një ofensivë të mundshme ushtarake.

"Edhe në nivel ndërkombëtar, ekziston rreziku i shmangies së dialogut, rreziku që kjo krizë komplekse do të çojë në marrjen e rrugëve të shkurtra në vend që të vendoset në shtigjet më të gjata të dialogut. Megjithatë, vetëm ato mund të çojnë në zgjidhjen e konflikteve dhe në përfitime të qëndrueshme për të gjithë... Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të një numri të madh konfliktesh, krizash dhe mosmarrëveshjesh”, tha ai.

Duke folur përpara një grumbulli të vogël njerëzish të reduktuar nga kufizimet e COVID-19 dhe nga moti jo i mirë, Papa bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj njëri-tjetrit megjithë këto konflikte dhe mosmarrëveshje.

"Këto duket se nuk mbarojnë kurrë; tani mezi i vëmë re. Jemi mësuar aq shumë me to, sa tragjeditë e mëdha tashmë po kalojnë në heshtje; rrezikojmë të mos dëgjojmë britmat e dhimbjes dhe ankthit të kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona", tha ai.

Ai iu lut Zotit që t'u "dhurojë qetësi dhe unitet familjeve", duke lavdëruar përpjekjet për t'i mbajtur ato dhe komunitetet së bashku në kohëra të tilla përçarëse. Ai e përdori fjalën "dialog" 11 herë në një fjalim prej pak më shumë se dy faqesh, ndërsa fliste përpara njerëzve që qëndronin nën tenda dhe çadra shiu.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG