Lidhje

Papa në Rio de Zhaneiro


Papa Françesku përshëndeti qindra mijëra pelegrinë të rinj në ceremoninë e hapjes së Ditës Botërore të Rinisë

Papa Françesku përshëndeti qindra mijëra pelegrinë të rinj në ceremoninë e hapjes së Ditës Botërore të Rinisë në Rio de Zhaneiro.

Në aktivitetin kryesor të udhëtimit të tij një-javor në Brazil, pritet të jenë të pranishëm deri në një milion njerëz, ndërkohë që Papa Françesku do të flasë para katolikëve të rinj nga e gjithë bota, në plazhin e famshëm të Rios, Copacabana.

Para ceremonisë, Papa u takua me sportistë brazilianë, duke përfshirë legjendën e futbollit Ziko, si dhe bekoi flamurin olimpik. Në qytetin e Rio de Janeiros vitin e ardhshëm do të zhvillohen ndeshje të Kupës së Botës në futboll dhe Lojërat Olimpike të vitit 2016.

Papa Françesku gjithashtu vizitoi një nga lagjet e varfëra famëkeqe të qytetit, të njohura me emrin favelas, duke vazhduar misionin e tij për të tërhequr vëmendje ndaj të varfërve dhe personave të lënë në hije nga shoqëria.

XS
SM
MD
LG