Lidhje

Papa Françesku, thirrje botës për ndihmë ndaj refugjatëve


Papa Françesku i bëri thirrje botës të mos shuajë flakët e shpresës në zemrat e refugjatëve dhe emigrantëve në 2018 në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri.

Duke folur nga dritarja e Pallatit Apostolik mbi sheshin e Shën Pjetrit, Papa the sa dëshironte të bëhej zëri i refugjatëve që ndeshen me vuajtje tepër të mëdha në udhëtimin e tyre drejt një jete më të mirë.

Ai u bëri thirrje institucioneve publike dhe arsimore të punojnë për t’u mundësuar atyre një të ardhme të paqtë.

Papa e përmbylli mesazhin e tij me urimet për vitin e ri dhe duke i kërkuar turmës në shesh që të lutej me të.

Sipas policisë së Vatikanit, në shesh ishin mbledhur rreth 40 mijë vetë për të ndjekur mesazhin e Atit të Shenjtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG