Lidhje

Papa Françesku emëron 19 kardinalë të rinj


Papa Françesku emëroi 19 kardinalë të rinj duke përfshirë 16 të cilët do të kenë të drejtën e votës në mbledhjen ku një ditë do të zgjidhet pasardhësi i tij.

Kardinalët e rinj vijnë nga dioqeza në të gjithë botën, dhe përfshijnë katër italianë, dy nga vendet e tjera evropiane, pesë nga Amerika e Jugut, një nga Amerika e Veriut, dy afrikanë dhe dy aziatikë.

Disa nga më të njohurit përfshijnë sekretarin e tij të ri të shtetit, Arqipeshkvin Pietro Parolin dhe kreun e mbikqyrësve të Vatikanit për mbrojtjen e doktrinës, Gerhard Mueller.

Gjashtëmbëdhjetë prej kardinalëve të rinj janë nën moshën 80 vjeç dhe kanë të drejtë të votojnë për papën e ri pas vdekjes apo dorëheqjes së Papa Françeskut.

Kardinalët do të emërohen zyrtarisht më 22 shkurt në Vatikan.
XS
SM
MD
LG