Lidhje

Papa kritikon peshkopët amerikanë, kërkon unitet


Papa Françesku u bëri sot thirrje peshkopëve amerikanë të tregojnë unitet, ndërsa po përpiqen të trajtojnë krizën e abuzimeve seksuale, duke u shprehur se i duhet dhënë fund grindjeve të brendshme rreth këtij skandali që ka dëmtuar rëndë kredibilitetin e Kishës Amerikane.

Në një letër të gjatë dhe të pazakontë të dërguar peshkopëve amerikanë ndërsa ata filluan një program pune njëjavor për të reflektuar rreth kësaj krize në rritje, Papa Françesku shprehet se menaxhimi i skandalit demonstroi nevojën për një përqasje të re dhe mendësi të re brenda Kishës.

“Populli i devotshëm i Perëndisë dhe misioni i Kishës vazhdojnë të vuajnë shumë si rezultat i abuzimit me pushtetin, me ndërgjegjen dhe nga abuzimet seksual, si dhe prej mënyrës së dobët me të cilën ata u trajtuan”, shkruan Papa, duke shtuar se peshkopët ishin “përqëndruar më shumë tek akuzat se sa duke kërkuar rrugët e paqtimit”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG