Lidhje

Konferenca Ipeshkvore mbi vendimin e Papës


Studiuesi Nikë Ukgjini tha se vendimi i Papës mund të vlerësohet edhe si paralajmërin për nisjen e disa reformave në gjirin e Kishës

Lajmi mbi vendimin e Papa Benediktit të XVI për t'u tërhequr, po bën jehonë edhe në Shqipëri. Kryetari i Konferencës Ipeshkvore, Arqipeshkvi Engjëll Masafra, tha sot se Papa largohet në lutje dhe për të mirën e kishës. Ai ftoi besimtarët të mësojnë nga Papa dhe të luten për të ardhmen e kishës dhe zgjedhjen e Papës së ri. Ndërkohë, studiuesi Nikë Ukgjini tha se vendimi i Papës mund të vlerësohet edhe si paralajmërin për nisjen e disa reformave në gjirin e Kishës.

XS
SM
MD
LG