Agjencia Kombëtare Oqeanore dhe Atmosferike, parashikon një sezon uraganesh normal ose nën normalen për këtë vit. Këto parashikime, që agjencia i bëri publike dje, paraqesin prirjet e përgjithshme gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Por saktësia e parashikimeve shpesh kritikohet, sidomos kur janë të pasakta. Korespondentja e Zërit të Amerikës shkoi në qendrën e Operacioneve Satelitore të NOAA-s pranë Uashingtonit për të vëzhguar nga pranë mjetet që përdorin meterologët.
Flota e satelitëve të NOAA-s ndjek motin në botë gjatë 24 orëve, për shtatë ditët e javës.
“Patëm një ngjarje të veçantë pikërisht në këtë satelit.”
Tom Boyd kontrollon një prej satelitëve të pozicionuar mbi Shtetet e Bashkuara.
“E vumë në funksionim dhe filluam operacionet normale me të. Por presim njoftimet e para paraprake derisa sateliti të pozicionohet mirë gjatë 24 orëve të ardhshme.”
Zoti Boyd është një nga dhjetëra inxhinjerët e aeronautikës të cilët mirëmbajnë satelitët në gjendje pune.
Disa prej tyre qarkullojnë rreth globit, disa rrinë mbi të. Sfida është të marrin foto sa më të sakta të atmosferës që të jetë e mundur, thotë Mike Condray i NOAA-s.
“Ata të japin informacion për temperaturën, erërat, lagështirën. Dhe ndërsa këto të dhëna vihen në modelet kompjuterike që menaxhohen nga Shërbimi Kombëtar i Motit, bazuar në to bëhen parashikimet për tre, pesë ose shtatë ditët e ardhshme.”
Parashikime afatgjata mund të shpëtojnë jetë.
Zoti Condray pret që parashikimet të bëhen edhe më të sakta me Sistemin e ri Satelitor Bashkë-Polar që pritet të fillojë nga puna në 2017.
“Sistemi i ri do të ofrojë një volum rreth 10 herë më madh të dhënash për gjendjen atmosferike, të erërave, temperaturave dhe lagështirës në atmosferë.”
Informacioni do të përmirësojë parashikimet ditore.
Parashikimet stinore mbështeten në burime të tjera të dhënash. Përveç satelitëve, ata varen nga vëzhgimet e aparaturave lundruese që masin temperaturën e oqeaneve. NOAA dhe Universiteti i Shtetit të Kolorados nxjerrin parashikime vjetore për stuhitë për t’i treguar publikut se çfarë të presë.
Ujërat më të ngrohta se zakonisht në rajonet tropikale të Paqësorit, në përgjithësi sugjerojnë më pak stuhi në Atlantik. Të dhënat nga Atlantiku tropikal ofrojnë parashikime të ngjashme, shotë shkencëtari hulumtues Philip Klotzbach, i cili bisedoi nëpërmjet Skype-it.
“Nëse ujërat janë më të ngrohta se normalisht, kjo zakonisht do të thotë se ka më shumë mundësi të zhvillohen stuhi. Nëse presionet atmosferike janë më të ulëta se normalisht, kjo do të thotë se atmosfera është më e paqëndrueshme dhe më e favorshme për formimin dhe intensifikimin e stuhive.”
Nuk është shkencë egzakte. Sezoni i vitit të kaluar të stuhive të Atlantikut u parashikua të ishte aktiv. Nuk ndodhi ashtu. Por zoti Klotzbach thotë gabimet ndihmojnë për të përmirësuar parashikimet.