Lidhje

Paris, Sena katërfishon volumin pas shirave


Në Paris, lumi Sena u rrit sot me pothuajse katër metra mbi nivelin normal të tij, pas shirave të vazhdueshëm që ranë gjatë pjesës më të madhe të muajit.

Si pasojë janë evakuuar rreth 1,500 persona dhe janë shkaktuar dëme në më shumë se 240 lokalitete që shtrihen përgjatë lumit.

Lumi i Senës pritet të qëndrojë në nivelin aktual gjatë gjithë ditës të sotme, situatë që pritet të ndryshojë nesër, por megjithatë pastrimi i Parisit dhe i zonave përreth do të zgjasë me javë.

Në kryeqytetin francez disa rrugë u bllokuan si dhe u ndalua lundrimi.

Niveli i ujit është shumë më i ulët se niveli rekord prej 8.62 metrash i arritur në vitin 1910.

Të dielën, muzeu më i vizituar në botë ai i Luvrit, ishte në gatishmëri duke mbyllur katin e poshtëm atë të Arteve Islamike. Gjithashtu në rrezik ndodheshin dhe muzeu i d'Orsay-it dhe galeritë “Orangerie”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG