Lidhje

Parlamenti krijon dy komisione hetimore


Parlamenti në Tiranë nisi sot sesionin e ri plenar, duke ndërtuar me mirëkuptim disa komisione hetimore mbi ekonominë dhe administratën publike. Pas pesë muaj bojkoti, opozita arriti të ngrejë komision hetimor mbi administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, për ndërhyrjet dhe bllokimin e tyre. Po ashtu parlamenti ngriti me 120 vota komisionin hetimor mbi emërimet në administratën shtetërore.

Opozita protestoi gjatë për këto dy çështje, dhe ngritja e komisioneve hetimore është pjesë e situatës së përmirësuar politike në parlament. Parlamenti miratoi në dhjetor një rezolutë ku të gjitha forcat politike u angazhuan për të bashkëpunuar ngushtë në kryerjen e reformave themelore në forcimin e demokracisë dhe institucioneve.

Një tjetër punë e nisur është reforma në sistemin e drejtësisë, për të cilën është ngritur një komisioni i posaçëm. Ky komision, tha kryetari i parlamentit, Ilir Meta, duhet të ndryshojë gjendjen në sistemin e drejtësisë, aq shumë i kërkuar nga opinioni publik dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, si detyra më e rëndësishme në procesin e integrimit evropian.


XS
SM
MD
LG