Lidhje

Parlamenti shqiptar debatoi mbi raportin e Bashkimit Evropian


Parlamenti shqiptar debatoi mbi raportin e Bashkimit Evropian
Parlamenti shqiptar debatoi mbi raportin e Bashkimit Evropian

Qeveria dhe opozita shkëmbyen sot kritika mbi përgjegjësitë e secilës palë ndaj shtyrjes që BE i bëri këkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kryeministri Sali Berisha tha se “statusi i vendit kandidat u refuzua vetëm prej bojkotit të opozitës dhe ngërçit që u krijua artificialisht nga ky bojkot”. Ai tha se “qeveria bëri të gjitha përpjekjet për t’u afruar me BE-në, duke filluar nga rritja ekonomike dhe deri tek heqja e vizave, por opozita nuk mori pjesë në punimet e parlamentit dhe nuk votoi asnjë ligj për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit”.

Zoti Berisha numëroi investimet në infrastrukturë, reforma në ekonomi, arsim, dhe investimet e huaja. Ai tha se qeveria është e gatshme për dialog konstruktiv me opozitën për reformat e kërkuara nga BE dhe OSBE.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se “dorëheqja e ministres së integrimit duhej të ishte reagimi më i thjeshtë i qeveritarëve ndaj raportit negativ që publikoi dje BE në marrëdhëniet me Shqipërinë, sepse nuk përmbushi asnjë nga 12 detyrat europiane”. Ai theksoi se pothuajse të gjitha detyrat nuk vareshin drejtpërdrejt nga prania e opozitës. Zoti Ruçi tha se “shkak kryesor mbetet manipulimi i zgjedhjeve dhe moskryerja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike nga qeveria”.

Bashkimi Europian shtyu dje përmes raportit të publikuar nga komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle dhënien e statusit kandidat për shqipërinë, sepse përparimi i saj konsiderohej i pamjaftueshëm në 12 detyrat që iu dhanë të përmbushte për afro një vit.

XS
SM
MD
LG