Lidhje

Prokuroria: Deputetit Vladimir Kosta t'i hiqet mandati


Prokuroria i kërkoi sot Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve heqjen e mandatit për Deputetin e Qarkut të Gjirokastërs në parlamentin shqiptar Vladimir Kosta. Kërkesa erdhi pas verifikimit se deputeti nuk kishte deklaruar një dënim për armë mbajtje pa leje në vitin 2000.

Deputeti Kosta është pjesë e Listës së Koaliconit të Majtë në zonë e Qarkut të Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin. Pak kohë më parë Komisioni i Zgjedhjeve i hoqi mandatin deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami për mosdeklarim të dënimit.

Nderkohë, pak ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mori të njëjtën kërkesë edhe për drejtuesit e Bashkisë së Tepelenës dhe Poliçanit, por e rrëzoi kërkesën e Prokurorisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG