Lidhje

Parnas: Presidenti ishte në dijeni të lëvizjeve të Giulianit


Lev Parnas
Lev Parnas

Lev Parnas, bashkëpunëtori i akuzuar i avokatit personal të Presidentit Trump, i cili u përpoq të bindë Ukrainën që të hetonte ish-nënpresidentin Joe Biden, tha se Presidenti ishte në dijeni të aktiviteteve të avokatit të tij personal Rudy Giuliani në Ukrainë.

Presidenti Trump e ka mohuar se e dërgoi avokatin personal Rudi Giuliani në Ukrainë për të kërkuar fakte diskredituese për zotin Biden, rivalin e tij në zgjedhjet presidenciale të 2020-s.

Por Lev Parnas i tha rrjetit televiziv MSNBC se Presidenti Trump ishte në dijeni të të gjitha lëvizjeve të tij. “Unë nuk do të bëja asgjë pa pëlqimin e Rudy Giulianit ose të presidentit,” tha ai.

Parnas tha gjithashtu se ai kishte shkuar në terren pikërisht për të bërë punën e tyre.

Parnas, biznesmen me origjinë ruse dhe Igor Fruman, një bashkëpunëtor tjetër i zotit Giuliani, janë akuzuar për kontribute të paligjshme ndaj fushatës së kandidatit Trump në zgjedhjet e 2016. Që dy kanë deklaruar se nuk janë fajtorë.

Parnas i tha rrjetit MSNBC se udhëheqësit e Ukrainës nuk kishin asnjë arsye të takoheshin me të. “Por ishin ata, njerëzit e Presidentit Trump, që u thanë të takoheshin me mua. Dhe ky është sekreti që ata përpiqen të fshehin,” tha Lev Parnas.

Ai shtoi se interesi i Presidentit Trump për Ukrainën nuk ishte aspak çrrënjosja e korrupsionit qeveritar. Gjithçka ishte "për Joe Bidenin dhe të birin, Hunter Biden".

I pyetur për pohimet e Presidentit Trump se nuk e njeh atë, Lev Parnas tha: "Ai gënjen" dhe shtoi se ai ishte me avokatin Giuliani katër ose pesë ditë në javë në Ukrainë, kohë gjatë së cilës Presidenti Trump ishte në kontakt të vazhdueshëm me avokatin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG