Lidhje

Partneri i Putinit në xhudo: Zotëroj një pallat të madh në Rusinë jugore


Arkady Rotenberg dhe Vladimir Putin

Biznesmeni rus Arkady Rotenberg tha të shtunën se ai zotëron një pallat të madh në Rusinë jugore, të cilin kritiku i burgosur i Kremlinit Alexey Navalny e lidh me presidentin Vladimir Putin.

Navalny dhe fondacioni i tij anti-korrupsion kanë publikuar një video ku pretendojnë se pallati luksoz i përket udhëheqësit rus. Videoja është shikuar më shumë se 103 milion herë në rrjetet sociale.

Partneri i Putinit në xhudo: Zotëroj një pallat të madh në Rusinë jugore
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:09 0:00

Rotenberg, ish partner i Putinit në xhudo i cili shiti aksionet në firmën e ndërtimit të tubacioneve të gazit Stroygazmontazh në vitin 2019 për një shumë që, sipas gazetës së biznesit RBC kap 990 milion dollarë, tha se ai e bleu pallatin dy vjet më parë.

"Tani nuk është më sekret, unë jam përfituesi," tha Rotenberg në një video të publikuar nga kanali Mash. "Ishte një objekt mjaft i komplikuar, me shumë kreditorë dhe unë arrita të bëhesha përfituesi," tha ai.

Rotenberg nuk dha hollësi financiare të blerjes ose mënyrës se si ishte financuar pallati. Presidenti Putin tashmë ka mohuar se është pronar i pallatit.

Navalny u dërgua në paraburgim për 30 ditë më 18 janar për shkelje të lirimit me kusht. Ai tha se akuzat ishin të trilluara dhe se mund të përballej me shumë vite burgim.

Pas arrestimit të Navalny-t mijëra njerëz u bashkuan me protestat pa leje në të gjithë Rusinë të shtunën e kaluar për të kërkuar lirimin e tij nga burgu.

Rotenberg ishte midis zyrtarëve rusë dhe drejtuesve të biznesit në listën e zezë të SHBA dhe të vendeve të tjera perëndimore pas aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në mars 2014.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG