Lidhje

Pas 100 vjetësh, organizatat Girlskots për vajza janë ende të sukseshëm në SHBA


Pas 100 vjetësh, organizatat Girlskots për vajza janë ende të sukseshëm në SHBA
Pas 100 vjetësh, organizatat Girlskots për vajza janë ende të sukseshëm në SHBA

Organizatat e njohura si Girlskots, ku marrin pjesë vajza të moshave të reja, u krijuan para 100 vjetësh në Shtetet e Bashkuara. Dhe për të shënuar këtë përvjetor mijëra girlskots, anëtare të tanishme dhe të mëparshme të kaluarën, do të vijnë të festojnë në Uashington në muajin qershor.

Këngët rreth zjarrit kanë qenë gjithnjë një pjesë e rëndësishme e veprimtarive të Girlskots, ashtu si veprimtaritë e ndryshme në natyrë, si alpinizmi.

Dhe pas 100 vjetësh kjo nuk ka ndryshuar.

Madje është një aspekt tërheqës për 10 vjeçaren Cassidy Lee Brookes.

“Ne lundrojmë me varka, shkojmë për kamping, këndojmë së bashku dhe bëjmë shumë lloj aktivitetesh”. - thotë ajo

Cassidy u nderua me medalje për pjesëmarrje në kamping. Ajo thotë:

“Kur shkon për kamping merr medalje të ndryshme sepse merr pjesë në aktivitete të ndryshme si gatim, pastrim si dhe shërbimi i ushqimit. Janë aktivitete shumë të kënaqshme”.

Por vajzat anëtare të këtyre organizatave nuk kufizohen në aktivitete tradicionale në natyrë, të paktën në shekullin e 21-të. 15 vjeçarja Mania Gaver thotë se kjo lëvizje ndihmon vajzat që të përparojnë në jetë kur hyjnë në forcën punëtore:

“Na krijohen shumë alternativa për vende pune. Për të fituar stemat, duhet të intervistosh njerëz të ndryshëm në profesione të ndryshme. Ka gjithashtu shumë udhëtime që mund të marrësh pjesë, plot mundësi për punë vullnetare, aspekte këto që janë shumë pozitive kur aplikon për në kolegj”.

Juliette Gordon Low themeloi Girlkotet në Shtetet e Bashkuara në vitin 1912, pak vjet pasi në Angli u krijuan organizata të ngjashme.

Këto organizata janë përhapur tani në gjithë botën dhe më shumë se 10 milionë vajza marrin pjesë në to në 145 vende nga Argjentina në Zambia.

Lidia Soto-Harmon është zyrtare e lartë ekzekutive në Këshillin e Girlskotve në Uashington.

Ajo thotë se zhvillimi i këtyre organizatave për vajzat nuk ka qënë i lehtë. Që prej fillimit, thotë ajo, Juliette Gordon Low u përball me shumë sfida.

“Kishte njerëz që nuk besonin se vajzat duhet të mernin pjesë në aktivitete matanë kuzhinës dhe punëve të shtëpisë dhe Juliette i çonte vajzat në kamping”.

Në dyqanin e dhurave për vajzat zonja Soto-Harman tregon artikuj me rastin e 100 vjetorit të Girlskotëve.

Edhe vajzat janë angazhuar në veprimtari në Uashington, si për shembull për të publikuar përvjetorin përmes valleve.

Zonja Soto-Harman thotë se tashmë po fillon shekulli i dytë i vajzave aktiviste në këto organizata.

XS
SM
MD
LG