Banorët në provincën Juanan në jugperëndim të Kinës po përballen me pasojat e tërmetit të fuqishëm të javës së kaluar por edhe me kohën e keqe që ka përfshirë rajonin.
Provinca u përmbyt nga shirat e rrëmbyer të ditës së sotme, të cilët shkaktuan bllokime të rrugëve dhe detyruan mijëra banorë që të evakuhoeshin nga shtëpitë e tyre.
Moti i keq shtoi edhe më tej gjendjen e keqe të banorëve të provincës malore të Yiliangut. Të paktën 81 njerëz u vranë nga tërmeti i javës së kaluar, ndërsa qindra shtëpi u shkatërruan.
Të mbeturit pa strehë nga tërmeti, janë sistemuar nëpër çadra.