Lidhje

Patriarku ortodoks Bartolomeu rezulton pozitiv për COVID-19


Patriarku Ekumenik Bartolomeu I duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me Presidentin Biden (25 tetor 2021)

Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë të të gjithë botës, ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe po shfaq simptoma të lehta.

Patriarkana me bazë në Stamboll tha të premten se Bartolomeu, i cili është 81 vjeç dhe së fundmi ka kryer një operacion në zemër, është plotësisht i vaksinuar. Ai shtoi se "gjendja e tij është në përgjithësi e mirë."

Patriarku u ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen dhe të ndjekin rekomandimet e mjekëve.

Bartolomeu u shtrua në spital në Shtetet e Bashkuara në fund të tetorit dhe më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të hapur një arterie koronare të bllokuar.

Ai konsiderohet i pari ndër të barabartët midis patriarkëve ortodoksë lindorë, gjë që i jep atij ndikim, por jo fuqinë e një pape katolik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG