Lidhje

PD voton pro z. Bujar Leskaj si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit


PD voton pro z. Bujar Leskaj si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit
PD voton pro z. Bujar Leskaj si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Në Shqipëri grupi parlamentar i partisë demokratike vendosi sot që të japë votën në favor të zotit Bujar Leskaj, i propozuar nga presidenti Bamir Topi për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shumica kishte rrëzuar më parë kandidaturën e Sali Shehut, duke argumentuar se nuk përmbushte kriteret dhe se sipas saj, presidenti Topi nuk ishte konsultuar më parë me parlamentin. Madje në atë rast kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar se nëse kreu i shtetit nuk do të konsultohej me parlamentin, asnjë kandidaturë e tij nuk do të pranohej. Megjithatë këtë herë nuk u përdor ky argument, ndonëse sërish nuk kishte patur asnjë konsultim paraprak.

Burime nga mbledhja shpjeguan se vendimi në favor të zotit Leskaj lidhet me faktin se shumica kerkon të shmangë një zvarritje të procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Kontrollit të lartë të Shtetit

Zoti Bujar Leskaj, ka qenë ministër kulture në qeverinë e parë të kryeministrit Berisha në vitin 2005. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar të partisë demokratike dhe etiketohet si i afërt me presidentin Topi, sikundër edhe kandidatura e mëparshme.

Socialistët që në fillim e kundërshtuan emrin e zotit Leskaj, duke kujtuar se tradita e kërkon që drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit t’i besohet opozitës e të mos jetë një figurë politike.

XS
SM
MD
LG