Lidhje

Pejlin dhe Tramp në picerinë shqiptare në Nju Jork


Pejlin dhe Tramp në picerinë shqiptare në Nju Jork
Pejlin dhe Tramp në picerinë shqiptare në Nju Jork

Të martën, dy personalitete të njohur të jetës amerikane u ulën për të ngrënë pica në një restorant shqiptar të Nju Jorkut.

Sarah Pejlin, e cila mund të verë kandidaturën për garën presidenciale dhe Donald Tramp, i cili shpalli se heq dorë nga kjo garë, u takuan dje në njërën prej picerive më të njohura të Nju Jorkut, pronë e Vëllezërve Kolaj, e që quhet Famous Famiglia.

Piceria ndodhet në kryqëzimin e Broduejit dhe të rrugës 50, një pikë mjaft popullore e Nju Jorkut. Ishte zonja Pejlin ajo që zgjodhi picerinë shqiptare dhe që i la mjaft të kënaqur pronarët Kolaj.

Si Pejlin ashtu edhe Tramp janë që të dy yje të Reality TV, dhe duket se kohët e fundit i lidh edhe politika. Jashtë picerisë shqiptare u mblodhën dhjetra njerëz për të bërë fotografi.

XS
SM
MD
LG