Lidhje

Pekini akuzon SHBA-në për shkelje të sovranitetit


destrojeri amerikan USS Hopper

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkeljen e sovranitetit të Kinës pasi një destrojer amerikan raketash lundroi pranë një zone të diskutueshme në Detin e Kinës Jugore.

USS Hopper lundroi brenda 12 miljeve detare të ishullit Huangyan, më 17 janar.

Ministria kineze e Mbrojtjes tha në një deklaratë se një fregatë kineze "menjëherë ndërmori veprime për të identifikuar dhe verifikuar anijen amerikane dhe e largoi atë duke e paralajmëruar."

Kina e mori nën kontroll ishullin Huangyan nga Filipinet në vitin 2012.

Kina pretendon pothuajse të gjithë zonën e Detit të Kinës Jugore dhe ka kryer punë të intensive për rikuperimin e tokës në shumë prej ishujve dhe shkëmbinjëve nënujorë, duke vendosur aty instalime ushtarake.

Deti i Kinës Jugore është një zonë e rëndësishme për anijet, bazë e pasur për peshkim dhe ka depozita nafte, gazi dhe minerale të tjera.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë pretendime territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe thonë se janë neutrale në mosmarrëveshjen për këtë territor, Uashingtoni ka thënë se është i shqetësuar se Kina po përpiqet të militarizojë zonën që duhet të jetë e lirë dhe e hapur. Rreth 3 trilionë dollarë mallra kalojnë nëpër këtë zonë çdo vit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG