Lidhje

Pele rikthehet në stadiumin e Rasundës në Stokholm



Futbollisti legjendar i Brazilit, Pele, u rikthye sot në stadiumin e Rasundës në Stokholm, një stadium ku ekipi brazilian shënoi fitoren e Kupës së Botës në futboll në vitin 1958.

Aso kohe 17 vjeçar, Pele frymëzoi Brazilin dhe u kthye në një ikonë të futbollit botëror me paraqitjen e tij në ndeshjen me ekipin e Suedisë i cili u mund me rezultatin 5-2.

Dy ekipet dhe lojtarët e dikurshëm u takuan sot në stadiumin ku bënë histori 54 vite më parë. Ndeshja simbolike mes tyre do të zhvillohet nesër.

Pele thotë se ishte pikërisht paraqitja e Brazilit në turneun e Kupës së Botës në vitin 1958 e kryesisht fitorja me Suedinë që e bënë ekipin dhe futbollin brazilian të njohur në botë.

Stadiumi i Rasundës do të shembet në muajin nëntor mbasi të përfundojë kampionati kombëtar i futbollit, por megjithatë ai do të mbajë një vend të veçantë në historinë e futbollit brazilian dhe atij suedez.
XS
SM
MD
LG