Lidhje

Pelosi, kryetarja e re e Dhomës së Përfaqësuesve


Nancy Pelosi
Nancy Pelosi

Nancy Pelosi zgjidhet sot kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, e vetmja grua që ka mbajtur këtë post të rëndësishëm, të cilin shumë pak burra kanë patur rastin ta gëzojnë dy herë gjatë karrierës së tyre.

Hera e fundit kur një Kryetar i Dhomës së Përfaqësueve është zgjedhur për herë të dytë ishte më tepër se gjysëm shekulli më parë.

Nancy Pelosi e dinte se ky moment do të vinte, edhe pse të tjerë kishin shprehur dyshime, apo ishin përpjekur në mënyrë aktive ta ndalnin.

Ligjvënësja demokrate e Kalifornisë është përballur me nëvlerësime gjatë karrierës së saj politike, por ajo gjithmonë ka provuar të kundërtën.

Siç ndodhi kur fitoi përsëri mbështetjen e shumicës demokrate dhe votat e nevojshme brenda partisë së saj, për t’u zgjedhur për herë të dytë Kryetare e Dhomës.

"Askush nuk është i domosdoshëm, por e di me siguri se unë e bëj shumë mirë punën,”- i tha ajo vjeshtën e kaluar Agjencisë Associated Press.

Pelosi mbetet një figurë polarizuese; ajo është përgojuar nga republikanët si një politikane liberale nga San Francisco dhe një shëmbëlltyrë e qeverisë së madhe.

Por ajo është gjithashtu nënë e pesë fëmijëve dhe gjyshe e nëntë nipërve e mbesave, që ka thyer çdo barrierë për t’u bërë një prej politikaneve më të fuqishme të shekullit të 21-të.

Ajo është një prej pak ligjvënësve, që duket se e kupton mirë zotin Trump: të dy ata vijnë nga familje të famshme, tani janë figura kryesore që merren me arritjen e marrëveshjeve.

Donald Trump i vlerëson karakteret e forta dhe ndoshta falë respektit që ai ka ndaj saj, Pelosi është një prej pak ligjvënësve në Uashington, që ka mbetur pa iu vënë një nofkë prej tij.

"Dëgjova Presidentin të thotë se unë e meritoj të jem Krytarja e Dhomës së Përfaqësuseve. Nuk mendoj që dikush meriton diçka. Nuk ka rëndësi se çfarë ke bërë, por se çfarë mund të bësh në të ardhmen…”, - tha zonja Pelosi.

Kthimi i zonjës Pelosi në detyrën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve nuk ishte i garantuar. Një grup demokratësh të thjeshtë ishin të etur për një udhëheqje të re, me argumentin se është koha që drejtimin e partisë ta marrin të rinjtë.

Nga ana e saj, zonja Pelosi bëri një lëshim; tani në moshën 78-vjeçare, ajo premtoi se do të shërbejë në rolin udhëheqës të partisë së saj, për jo më shumë se katër vjet, për t’i hapur rrugën brezit të ri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG