Lidhje

Meksikë, Gjykata: Pena Nieto fitues i zgjedhjeve


Autoriteti më i lartë zgjedhor i Meksikës deklaroi zotin Enrique Pena Nieto fitues të zgjedhjeve presidenciale të vendit, të zhvilluara më 1 korrik.

Gjykata Federale e Zgjedhjeve hodhi poshtë apelin e kandidatit të majtë Andres Manuel Lopez Obrador, i cili akuzoi Partinë Revolucionare Institucionale të zotit Peña Nieto për blerjen e miliona votave me rryshfete dhe shuma të dhuruara përpara votimit.

Të dhënat përfundimtare të votave tregojnë se zoti Peña Nieto fitoi zgjedhjet e korrikut me një përparësi prej rreth shtatë për qind.

Gjykata hodhi poshtë edhe pretendimet se PRI-ja kishte tejkaluar limitet e shpenzimeve të fushatës.

Vendimi i hap rrugën zotit Pena Nieto të fillojë mandatin e tij gjashtë-vjeçar më 1 dhjetor. Ai do të pasojë Presidentin në largim Felipe Calderon.
XS
SM
MD
LG