Lidhje

Pence: SHBA të vendosura përballë kërcënimeve të Phenianit


Nënpresidenti Mike Pence tha sot se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë me “vigjilencë dhe vendosmëri” përballë kërcënimeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut, ndërsa përsëriti paralajmërimin e administratës së Presidentit Trump se ndërsa kërkohet paqe, “në tryezë janë të gjitha variantet e mundshme”.

Zoti Pence foli para një personeli prej 54 mijë ushtarakësh në bazën ajrore “Yokota” në perëndim të Tokios, pasi vizitoi objektin dhe u informua mbi kapacitetet e bazës, në rast se dështon diplomacia.

“Ndërsa ne flasim, rreth 100 mijë qytetarë të Koresë së Veriut punojnë në gulagët e ditëve moderne. Ata që guxojnë të ngrenë zërin e tyre të mospajtimit burgosen, torturohen dhe madje vriten. Është e udhës që fëmijët dhe nipërit e tyre të dënohen për mëkatet e familjeve të tyre ndaj shtetit.” - tha zoti Pence.

Zoti Pence tha se do të bëjë gjithshka të mundur që veprimet çnjerëzore

të Koresë së Veriut të mos harrohen, ndërsa Pheniani përpiqet të ofrojë një imazh gjoja bashkëpunimi, duke marrë pjesë në Olimpiket Dimërore.

Nënpresidenti amerikan, po ashtu theksoi njoftimin e tij të mëparshëm, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të intensifikojnë atë që ai e quajti “fushatë presioni maksimal” dhe vazhdimin e saj, deri sa Koreja e Veriut të heqë dorë nga programet bërthamore dhe balistike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG