Lidhje

Një amerikan pranon fajësinë për sulme ndaj Pentagonit e Kapitolit


Një person me shtetësi amerikane, i akuzuar se është përpjekur të përdorë avionë të vegjël të tekomanduar të mbushur me eksplozivë për të sulmuar Pentagonin dhe Kapitolin, ka rënë dakord të pranoj fajësinë.

Një deklaratë e Departamentit të Drejtësisë thotë se 26-vjeçari Ferdaus Rezwan do të pranojë fajësinë për akuzën se është përjekur të dëmtojë dhe shkatërrojë një ndërtesë federale dhe të ofrojë mbështetje materiale për terroristët. Si shkëmbim, qeveria do të heqë katër akuzat e tjera kundër tij.

Marrëveshja u paraqit sot në gjykatën federale të Bostonit. Si pjesë e marrëveshjes, prokurorët dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar një dënim me 17 vjet burg.

Ferdaus, musliman-amerikan i diplomuar për fizikë nga Universiteti Verilindor i Bostonit, u arrestua në shtator pas një operacioni të FBI-së.
XS
SM
MD
LG