Lidhje

Pentagoni heq fotot e afganëve të rrezikuar


Pentagoni njoftoi të hënën se ka hequr përkohësisht nga faqja e tij e internetit dhjetëra mijëra fotografi dhe video të afganëve që mbështetën përpjekjet amerikane gjatë luftës, pasi mendohet se janë të ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të talebanëve.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby tha se duke filluar nga gushti gjatë evakuimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, të gjitha imazhet që shfaqnin fytyrat ose tipare të tjera të identifikueshme të afganëve të rrezikuar u hoqën. Ai tha se imazhet do të rikthehen në dispozicion të publikut kur situata të konsiderohet e sigurtë.

Zoti Kirby tha se 124 mijë foto dhe 17 mijë video u hoqën dhe u arkivuan në Shërbimin e Shpërndarjes së Informacionit Vizual të Mbrojtjes.

John Kirby
John Kirby

"Ishte një sipërmarrje e madhe dhe na mori shumë kohë - gati dy muaj," tha zoti Kirby, duke shtuar se ende nuk është përfunduar. "Ne e bëmë këtë për të treguar kujdes, nga respekti për detyrimin që kemi ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, dhe në kohën e duhur kur të jetë e përshtatshme, ne absolutisht do t'i publikojmë sërish imazhet".

Zoti Kirby tha se vendimi i tij ishte në përputhje me një shqetësim në të gjithë qeverinë amerikane se talebanët, të cilët mposhtën me shpejtësi forcat afgane të sigurisë verën e kaluar dhe morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht, do të kërkonin të hakmerreshin kundër afganëve që kishin ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës 20-vjeçare.

"Shqetësimet janë të vlefshme dhe ne nuk kërkojmë asnjë ndjesë për marrjen e këtij vendimi. Unë ende besoj se ishte gjëja e duhur për të bërë", shtoi ai. "Asgjë nuk është fshirë. Thjesht po arkivohet derisa të besojmë se është koha e duhur për t'i rikthyer ato".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG