Lidhje

Përleshje të dhunshme në Bari mes azilkërkuesve dhe policisë


Përleshje të dhunshme në Bari mes azilkërkuesve dhe policisë
Përleshje të dhunshme në Bari mes azilkërkuesve dhe policisë

Të paktën 30 persona, duke përfshirë 20 policë, u plagosën sot në qytetin italian të Barit në përleshje të dhunshme mes emigrantëve që kërkojnë azil dhe policisë.


Sipas dëshmitarëve, rreth 100 emigrantë, të zemëruar me vonesat në dhënien e azilit, bllokuan autostradën, duke i vënë zjarrin kazaneve të plehrave dhe duke djegur goma makinash.
Ata hodhën gurë ndaj policisë që u përpoq t’i hiqte nga autostrada dhe i ndoqi në fushat aty pranë.

Disa emigrantë bllokuan shinat e një hekurudhe ndërsa të tjerë penguan trafikun.
Autoritetet thonë se imigrantët ishin kryesisht afrikanë që kishin hyrë ilegalisht në Itali me anë të Libisë.

XS
SM
MD
LG