Lidhje

Përmbytjet fatale në Itali


Përmbytjet fatale në Itali
Përmbytjet fatale në Itali

Të paktën nëntë vetë kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë të humbur , pas përmbytjeve të shkaktuara prej shirave të rrëmbyeshëm, në Italinë qendrore dhe veriore.

Brenda pak orëve të natës së djeshme, ka rënë rreth 50 centimetra shi, duke shkaktuar dalje nga shtrati të lumenjve dhe shembje të urave, ndërkohë që shumë rrugë janë bërë të pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të tokës. Zonat më të goditura ishin rajonet e Toskanës dhe Ligurias.

Përmbytjet kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ujë dhe gaz. Gjithashtu, shërbimet telefonike janë ndërprerë dhe trena të shumtë u bllokuan në zona ku kishte rrëshqitje të tokës.

Policia ka shpëtuar dhjetra njerëz, por shirat e vazhdueshëm po vështirësojnë operacionet e shpëtimit. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të mos dalin prej banesave të tyre.

Moti i keq pritet të përhapet edhe në zona të tjera të Italisë.

XS
SM
MD
LG