Lidhje

Siri: Forcat qeveritare vrasin të paktën tre protestues


Forcat siriane të sigurisë qëlluan dhe vranë të paktën tre protestues sot. Përleshjet shpërthyen në afërsi të kufirit turk ndërsa armëpushimi një ditor mes qeverisë dhe opozitës po shfaq shenja tensionimi.

Protestat masive të opozitës u përhapën në qytetet kryesore të vendit. Aktivistët thanë se forcat e qeverisë qëlluan mbi demonstruesit në disa zona.

Grupet aktiviste thanë se trupat siriane dhe forcat kryengritëse u përleshën në afërsi të kufirit turk. Disa nga luftimet njoftohet se ishin të rënda.

Trazirat kanë shpërthyer një ditë pasi qeveria Siria tha se do të respektojë një armëpushim të ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-se dhe Lidhjes Arabe Kofi Anan.Plani i bën thirrje qeverisë të tërheqë forcat nga zonat urbane dhe do t’i japë fund shtypjes së dhunshme njëvjeçare të dizidentëve.

Diplomatët thonë se Këshilli i Sigurimit do të votojë sot për vendosjen e një ekip vëzhguesish në Siri.

XS
SM
MD
LG