Lidhje

Përpjekje për ta shpallur Detin e Vdekur një nga shtatë mrekullitë e botës


Përpjekje për ta shpallur Detin e Vdekur një nga shtatë mrekullitë e botës
Përpjekje për ta shpallur Detin e Vdekur një nga shtatë mrekullitë e botës

Deti i Vdekur po thahet, pasi niveli i ujit të tij bie rreth 1.2 metra në vit. Por pak i njohur është fakti se liqeni bëhet shkak përmbytjesh, duke kërcënuar turizmin e Izraelit në zonë. Në muajin maj, kabineti izraelit njoftoi se do të investonite 2.5 milionë dollarë në përpjekje për të fituar konkursin ndërkombëtar të shtatë mrekullive të reja natyrore të botës të natyrës që mbyllet në muajin nëntor, me bindjen se kjo do të ishte një ndihmesë tepër e madhe për shtimin e turizmin në zonë.

Duke e paraqitur Detin e Vdekur si llixhën termale më të madhe të botës, Izraeli ka ndërmarrë një fushatë të gjerë për një konkurs ndërkombëtar që liqeni të shallet një nga shtatë mrekullitë e reja të botës.

Në të njejtën kohë, Izraeli po punon intensivisht për të stabilizuar nivelin e liqenit që hotelet pranë tij të mos përmbyten dhe turistët të shfrytëzojnë ujrat e tij termale.

Sipas ekspertëve, po nuk u morrën masa, sallonet e pritjes së hoteleve do të përmbyten brenda pesë deri në 10 vjet.

Ministrat izraelitë të Turizmit dhe Mjedisit po mbështesin një propozim të kushtueshëm, një plan kompleks prej dy miliardë dollarësh për të gërryer kripën e akumuluar në pjesën e liqenit ku kuota e tij po ngrihet dhe ta hedhin atë në pjesën e liqenit që po bie.

Komapania izraelite Dead Sea Works Ltd dhe kompania jordaneze Arab Potash, i shfrytëzojnë ujrat e liqenit për nxjerrjen e potasit dhe mineraleve të tjera që i eksportojnë nëpër botë për t’u përdorur në prodhimin e fertilizatorëve, artikujve kozmetikë, makinave dhe laptopeve.

Çdo vit në tabanin e liqenit akumulohet një shtresë kripe prej 20 centimetrash dhe niveli i ujit ngrihet po aq. Zona në rrezik për t’u përmbytur është bazeni jugor i Detit të Zi, ku është numri më i madh i hoteleve izraelite dhe zona ky lahen turistët. Formacionet e kripës arijnë pranë bregut dhe tabani i liqenit i jep një ndriçim xixëllues ujrave gurkali të liqenit, duke e bërë shumë tërheqës mjedisin.

"Kjo ombrellë ka qënë më lart, por me ngritjen e nivelit të ujit ajo po zhytet dita-ditës. Herat a vonë do të na duhet të risistemojmë të gjitha objektet pranë bazenit të epërm, për shkak të ngritjes së nivelit të ujit”, thotë Roi Elisha, drejtor i ndërmarrjes qeveritare për ruajtjen e Detit të Vdekur, degë e ministrisë izraelite të Turizmit.

Pikërisht e kundërta po ndodh me bazenin e poshtëm, ku niveli i ujit bie çdo vit. Rruginat që dikur të çonin tek liqeni gjenden tani në një tokë të thatë, madje, në një prej plazheve, turistëve u duhet të marrin tramvajin për të shkuar në skajin e bazenit ku ka ujë.

Banka Botërore po studjon një propozim për furnizimin me ujë të pjesës veriore të Detit të Vdekur nga Deti i Kuq që gjendet mbi 160 kilometra në jug. Me një kosto që kap shumën e 15 miliardë dollarëve dhe me pasojat e paparashikueshme për mjedisin, ky propozim ka pak të ngjarë të realizohet praktikisht.

XS
SM
MD
LG