Lidhje

Merret në pyetje personi i dyshuar si realizues i filmit


Personi që mendohet se është autori i filmit që shkaktoi demonstrata në botën myslimane shkoi sot në policinë e Los Anxhelosit, i shoqëruar nga policët. Policia tha se Nakoula Basseley Nakoula u largua sot me vullnetin e tij nga shtëpia, ku u mor në pyetje nga autoritetet federale.

Agjencia Reuters njoftoi se Nakoula, i cili më parë është dënuar për mashtrime bankare, po merret në pyetje për mundësinë e shkeljes së rregullave të lirimit me kusht që burojnë nga krijimi i filmit të debatueshëm të titulluar “Pafajësia e Myslimanëve".

55-vjeçari Nakula i krishterë egjiptian, i kritikoi më parë protestuesit në një intervistë që dha për Radio Sawan të financuar nga qeveria amerikane. Ai tha se arabët "duhet të mësojnë të demonstrojnë në mënyrë paqësore kundër çështjeve për të cilat nuk pajtohemi". Nakula tha gjithashtu se të gjitha pretendimet se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përfshirë në realizimin e filmit janë "qesharake" dhe se "Amerika nuk ka asnjë lidhje me filmin."
XS
SM
MD
LG