Lidhje

Peru, Fujimori i kërkon ndjesë publikut


Ish presidenti i sëmurë i Perusë, Alberto Fujimori, kërkoi ndjesë para publikut, dy ditë pasi u fal nga presidenti i tanishëm Pedro Pablo Kuczynski, një akt që ka ngjallur polemika.

Të dielën, Kuczynski i akordoi falje për arsye shëndetësore ish-udhëheqësit autoritar, i cili vazhdonte të vuante dënimin me 25 vjet burg për shkelje të të drejtave të njeriut, korrupsion dhe sanksionimin e skuadroneve të vdekjes gjatë mandatit të tij presidencial në vitet 1990-2000.

Fujimori falënderoi Presidentin Kuczynsk për faljen dhe tha se si njeri i lirë ai do të mbështeste thirrjet e presidentit për pajtim në këtë vend të Andeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG