Lidhje

Peru, Kongresi shkarkon Këshillin Kombëtar Juridik për shkak të korrupsionit


Protestuesit përballë godinës së Gjykatës së Lartë të vendit
Protestuesit përballë godinës së Gjykatës së Lartë të vendit

Në Peru, Kongresi, që është organi që ka pushtetin Legjilsativ, miratoi njëzëri përjashtimin e të shtatë anëtarëve të Këshillit Kombëtar Juridik, një institucion i ngarkuar për të zgjedhur gjykatësit dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës para ligjit.

Mocioni u miratua me votat e të gjithë anëtarëve, 118 vetë, pa abstenime, apo vota kundër.

Votimi u zhvillua një ditë pasi Këshilli Juridik dha dorëheqjen, pas një skandali korrupsioni, që u zbulua nga një portal lajmesh në internet. Kjo media publikoi regjistrime telefonike sekrete të një numri të madh gjykatësish, duke bërë marrëveshje të fshehta për çështje të ndryshme, nga promovimet, tek dënimet kriminale.

Presidenti i Perusë, Martín Vizcarra mblodhi një sesion të jashtëzakonshëm, për ta lejuar Kongresin që t’i shkarkojë të gjithë anëtarët e këshillit juridik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG