Lidhje

ODIHR hap misionin në Shqipëri. PS nis fushatën, PD në protestë


Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së (ODIHR) hapi sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit në Shqipëri.

ODIHR hapi misionin në Shqipëri. PS hapi fushatën. PD në protestë.
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:46 0:00

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it dhanë sot një konferencë shtypi në mesditë. Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, ambasadori Peter Tejler, deklaroi se do të raportojë pas ditës së zgjedhjeve për ecurinë e procesit. “E dimë që ky proces do të kundërshtohet nga disa parti, por detyra jonë është transparenca. Ne do t'i referohemi tërësisht procesit dhe jo garës mes partive politike. Vendimi për të garuar është vendim politik, por ne këtu jemi për të monitoruar zgjedhjet. Ne nuk mund të flasim nëse qëndrimi i opozitës është i drejtë ose jo. Misioni ynë është për të vëzhguar dhe jo për të bërë vlerësime” - tha zoti Tejler.

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it pritet të ketë rreth 300 vëzhgues afatshkurtër në të gjithë Shqipërinë ditën e zgjedhjeve.

Ky mision do të bashkëpunojë me një delegacion nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së. Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri veprojnë në mënyrë të ndarë dhe të pavarur sipas mandateve të tyre, theksohet në njoftimet e tyre.

Partia Socialiste nisi sot fushatën zgjedhore me një kongres në Durrës, ku u paraqitën programi elektoral dhe kandidatët e saj për deputet.

Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se socialistët e pritën PD-në e opozitës deri në maksimumin e kohës dhe afateve ligjore, dhe i ofruan disa marrëveshje në bisedime me presidentin Nishani dhe me ndërmjetësues ndërkombëtarë, por ata nuk pranuan mirëkuptimin.

“Ne jemi të vendosur që të shkojmë në zgjedhjet e 18 qershorit, për të cilat tashmë po proshohen fletët e votimit. Ne do të vazhdojmë reformat ekonomike dhe sociale dhe mbi të gjitha do të kryejmë reformën në drejtësi. PD nuk hyri në këto zgjedhje nga frika e ndarjes me gjyqtarët e korruptuar” - tha zoti Rama.

Në të njëjtën kohë me kongresin e PS-së, kryetari i PD-së Lulzim Basha, mbajti një fjalim para protestuesve në çadrën e protestës.

“Aleanca e drogës dhe krimit, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe Policinë me kriminelë, republika e vjetër në grahmat e fundit po ju dhuron këtë shfaqje të shëmtuar të hipokrizisë të shqiptarëve” - tha zoti Basha.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG