Lidhje

Gara e fundit mes amerikanëve Phelps dhe Lochte


Phelps shpreson të shtojë 19 medaljet e tij kur të dy të ballafaqohen në garën individuale 200 metra me stil të përzjerë

Gjashtë ditë pas fillimit të Lojrave Olimpike sonte do të shohim duelin final në pishinë mes notarëve të shquar amerikanë Michael Phelps dhe Ryan Lochte. Phelps shpreson të shtojë 19 medaljet e tij kur të dy të ballafaqohen në garën individuale 200 metra me stil të përzjerë.

Ishte një ditë e rëndësishme gjithashtu për gjimnastikën e femrave. Amerikania Gabby Douglas fitoi medaljen e dytë të artë në garën individuale gjithëpërfshirëse. Ajo konkurroi përkrah amerikanes tjetër Alexandra Raisman dhe ruseve Alyia Mustafina dhe Victoria Komova.

Britania morri medaljen e artë dhe të argjendë në lojrat e lundrimit dhe një tjetër medalje të artë në qitje. Vendi mikëpritës i lojrave do të kërkojë të marrë më shumë medalje ari në garën e çiklizmit sot në Velodrome.

Në basketboll për meshkuj Franca mundi Lituaninë ndërsa Aurtralia fitoi ndaj Kinës.

XS
SM
MD
LG