Lidhje

Piratët somalezë lirojnë 11 pengje


Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara thotë se 11 vetë që mbaheshin peng nga piratët somalezë prej më shumë se 3 vjetësh, janë liruar.

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Somalinë, Nicholas Kay tha dje se ish-pengjet janë dërguar në Kenia dhe më pas do të udhëtonin drejt vendeve të tyre përkatëse.

Zoti Kay shtoi se ishte i shqetësuar se 38 pengje të tjerë ende janë në duart e piratëve dhe bëri thirrje për lirimin e tyre.

Hollësitë e lirimit të 11 pengjeve nuk janë bërë të qarta ende. Ata ishin pjesëtarë të ekuipazhit të një anijeje malejziane transporti që u kap nga piratët në vitin 2010 në ishujt Maldive.
XS
SM
MD
LG